Program ndërgjegjësimi i KREN për shkollat e Kosovës

Diçka shkoi keq? Ja çfarë të bësh.

Nuk je fajtor dhe nuk je vetëm. Zgjidh situatën tënde më poshtë dhe ndiq hapat. Nëse je nën 18 vjeç, tregoji gjithmonë një prindi, mësuesi ose të rrituri që i beson.

Në rrezik të menjëhershëm? Thirr Policinë e Kosovës në 192 ose numrin evropian të emergjencës 112.
🔓 Më është hakuar llogaria
  1. Provo të hysh dhe ndrysho fjalëkalimin menjëherë. Nëse nuk mundesh, përdor „Kam harruar fjalëkalimin“ ose faqen zyrtare të rikuperimit të shërbimit.
  2. Aktivizo 2FA dhe dil nga të gjitha pajisjet (Cilësimet → Siguria).
  3. Kontrollo nëse janë ndryshuar email-i, numri i telefonit apo emri i rikuperimit.
  4. Ndrysho fjalëkalimin kudo ku ke përdorur të njëjtin.
  5. Lajmëro miqtë që të mos u përgjigjen mesazheve nga llogaria jote.
  6. Raporto llogarinë e kompromentuar te platforma (Instagram, TikTok, Facebook kanë faqe të posaçme për „hacked account“).
😟 Më ngacmojnë ose më kërcënojnë online
  1. Mos u përgjigj dhe mos u hakmerr — kjo shpesh e përkeqëson situatën.
  2. Ruaj provat: bëj screenshot të mesazheve, profilit dhe datës.
  3. Blloko personin dhe raporto profilin/postimin te platforma.
  4. Tregoji një të rrituri: prindit, mësuesit, pedagogut të shkollës.
  5. Nëse ka kërcënime për dhunë, ndjekje apo përhapje fotosh, raporto në polici.
📸 Dikush më shantazhon me foto (sextortion)
  1. Mos paguaj dhe mos dërgo asgjë tjetër. Pagesa rrallë e ndal shantazhin.
  2. Ndërprit komunikimin, por mos e fshi bisedën — ruaj provat.
  3. Tregoji menjëherë një të rrituri dhe raporto në Policinë e Kosovës (192).
  4. Nëse je nën 18 vjeç, mund të kërkosh heqjen e fotove përmes Take It Down (falas, anonim).
  5. Mos u ndje fajtor — ti je viktimë e një krimi.
💳 Kam klikuar një link phishing / kam dhënë të dhëna
  1. Nëse ke dhënë fjalëkalim: ndryshoje menjëherë (dhe kudo ku e ke përdorur).
  2. Nëse ke dhënë të dhëna kartele: thirr bankën dhe blloko kartelën.
  3. Nëse ke shkarkuar diçka: shkëputu nga interneti dhe skano pajisjen me antivirus.
  4. Raporto mesazhin si phishing/spam në email ose në aplikacion.
🦠 Pajisja ime sillet çuditshëm
  1. Shkëpute nga Wi-Fi/interneti.
  2. Bëj skanim të plotë me antivirus (p.sh. Microsoft Defender – „Full scan“).
  3. Fshi aplikacionet që nuk i njeh ose që i ke instaluar së fundmi.
  4. Përditëso sistemin operativ dhe aplikacionet.
  5. Nëse problemi vazhdon, kërko ndihmë nga një profesionist ose nga IT-ja e shkollës.

🚓 Policia e Kosovës

Për krime kibernetike, kërcënime, shantazh, ngacmim apo mashtrim financiar.

192

kosovopolice.com

🛡️ Incidente kibernetike

Për incidente sigurie që prekin organizata dhe institucione, kontakto ekipin kombëtar të reagimit ndaj incidenteve kibernetike (CERT) dhe Agjencinë e Sigurisë Kibernetike.

🏫 Në shkollë

Kujdestari i klasës, pedagogu/psikologu i shkollës dhe drejtoria janë aty për të ndihmuar. Mos hezito të flasësh.

🌐 Mjete të dobishme

Për prindër dhe mësues

Si të flisni me fëmijët për sigurinë online

  1. Pyesni me kureshtje, jo me frikë

    „Çfarë loje po luan? Ma trego si funksionon.“ hap më shumë dyer sesa ndalimi.

  2. Bëjeni të qartë që mund t'ju tregojnë gjithçka

    Pa ndëshkime si „të marr telefonin“ — përndryshe fëmijët i fshehin problemet.

  3. Vendosni rregulla bashkë

    Kohë ekrani, cilat aplikacione, ku qëndron telefoni natën.

  4. Përdorni kontrollet prindërore

    Google Family Link, Apple Screen Time dhe cilësimet e çdo aplikacioni.

  5. Jini shembull

    Fëmijët kopjojnë atë që bëjmë: 2FA, fjalëkalime të forta, pak kohë ekrani gjatë ngrënies.

  6. Mësojeni bashkë

    Luani kuizin dhe lojën e phishing-ut bashkë me ta.

↑↓ për të lëvizur · Enter për të hapurEsc për të mbyllur